Tirana pësoi humbjen e parë në kampionat në këtë sezon. Teuta e Edi Martinit triumfoi në ”Niko Dovana”, me shifrat 3-1, me durrsakët që vazhdojnë me rezultatet pozitive në kampionat.
Disfata e djeshme në “Niko Dovana” thekson akoma më shumë faktin që Durrësi është një “tabu” për kryeqytetasit. Kjo pasi bardheblutë nuk arrijnë të fitojnë ndaj durrsakëve në “Niko Dovana” prej më shumë se 2 vitesh.
Fitorja e fundit e Tiranës në “Niko Dovana” është më 2 mars 2022. Prej 2 vitesh e gjysmë Durrësi është një nga transfertat “tmerr” për bardheblutë, gjë e cila u konfirmua edhe mbrëmjen e djeshme.
Poll