Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të diel për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 19:00.
Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, po ashtu edhe në tribuna. Përsa i përket tifozëve, Newsport.al ka mësuar se deri më tani janë shitur më shumë se 10 mijë bileta për derbin.
Kati i parë pritet të jetë i mbushur nga cepi më cep. Një sfidë e zjarrtë, ku përveç 3 pikëve, është një lojë prestigji dhe në fushë janë edhe ngjyrat e kryeqytetit.
Poll