Ilir Daja ka përfunduar aventurën e tij te Ballkani. 57-vjeçari ka përshëndetur të gjtihë loijtarët dhe në këtë mënyrë ndan rrugët me kampionët e Kosovës.
Trajneri kryeqytetas largohet nga ekipi i Suharekës pas 2 vitesh e gjysmë, ku ia doli të fitonte 3 tituj kampionë rresht. Gjatë kësaj periudhe dërgoi 2 herë Ballkanin në grupet e Conference League.
Tashmë aventura e tij në kampionatin e Kosovës ka përfunduar dhe Daja pritet të rikthehet në kryeqytet. Zyrtarizimi te Dinamo është çështje orës, teksa për të do të ishte një rikthimn, pasi edhe në sezonin 2010-2011 ka qenë pjesë e dinamovitëve.
Poll