Idriz Batha dhe Agustin Torassa kur ishin pjesë e Tiranës
Ish-mesfushori i Superiores, Agustin Torassa shpeshherë bëhet nostalgjik në rrjetet sociale. Ai publikon foto nga koha kur luante me Partizanin ose Tiranën. Së fundmi e ka bërë me këta të fundit.
37-vjeçari argjentinas ka postuar në “InstaStory” një foto të tijën me fanellën e Tiranës, teksa e ka shoqëruar me një shkrim. Pikërisht thënia ndërthuret me gabimet që bëjmë dhe mundësitë që na jepen.
“Çdo gabim mund të shndërrohet në një mundësi të re”, shkruan ish-mesfushori i Tiranës dhe Partizanit, krah fotos nostalgjike ku shfaqet me fanellën e bardhebluve.
Kujtojmë se në Shqipëri, Torassa ka fituar një titull kampion pikërisht me Tiranën, në sezonin 2019-2020.
Story i Agustin Torassa
Poll


