Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luhet paralelisht në Elbasan dhe Korçë, mësoni duelet e ditës së sotme në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet paralelisht në Elbasan dhe Korçë, mësoni duelet e
Kategoria Superiore

Superiorja ditën e sotme vjen me 2 takime mjaft të rëndësishme që do të luhen paralelisht. Përballje këto që do të zhvillohen në kuadër të javës së 29-të të kampionatit shqiptarë.

E gjithë vëmendja do të jetë në Elbasan dhe Korçë, në orën 17:00. Dinamo pret Bylisin në “Elbasan Arena” dhe dinamovitët synojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të mbajtur edhe hapin e Vllaznisë e Egnatias. Ndërkohë ballshiotët e Gentian Mezanit tentojnë vazhdimësinë dhe një tjetër 3 pikësh për të qëndruar larg zonës “Play-Out”.

Në Korçë do të sfidohen mes tyre Skënderbeu – Partizani. Një duel shumë i luftuar mes ekipeve që luajnë për objektiva të ndryshëm. Korçarët kërkojnë pikët e mbijetesës dhe fitorja është shumë “jetike” për ta, ndërsa “Demat” pas 8 javësh pa fitore synojnë të shkelmojnë krizën dhe të “blindojnë” pozitat e tyre në “Play-Off”.

Luhet paralelisht në Elbasan dhe Korçë, mësoni duelet e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga