Superiorja do të luajë ditën e sotme 2 ndeshjet e fundit të javës së 11-të të kampionatit. Duele mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në të njëjtën orë, 17:00.
Në fushë do të zbesin 4 ekipe, të cilët do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët e kësaj jave. Kështu e gjithë vëmendja e tifozëve ditën e sotme do të jetë në Elbasan dhe në Durrës.
Në “Elbasan Arena” do të përballen mes tyre Elbasani dhe Egnatia. Një duel për kreun e klasifikimit mes tyre, ku aktualisht vetëm 1 pikë i ndan dy ekipet. Verdheblutë kanë 20 pikë, ndërsa kampionët i ndjekin në vendin e 3-të me 19 pikë.
Ndërkohë në “Niko Dovana” do të vihen përballë Teuta dhe Partizani. Durrsakët dhe “Demat” do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej disa javësh. Aktualisht durrsakët mnbajnë vendin e 5-të në klasifikim, ndërsa të kuqtë ndodhet në zonën e ftohtë.
