Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luftë për pikë jetike, Bylis i “fut ethet” Vorës dhe e përgatit për Kategorinë e Parë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Luftë për pikë jetike, Bylis i “fut ethet” Vorës
Ilustrim: Vora - Bylis

Vora dhe Bylis do të përballen këtë të dielë në kuadër të javës së fundit të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, do të nisë prej orës 16:00.

Vendasit ndodhen në pozita më të vështira në tabelën e renditjes, në vendin e 8-të me 39 pikë, 2 më pak se ballshiotët të cilët janë paksa më të sigurtë në vendin e 7-të. Mirëpo Bylis ka edhe një tjetër “favor” në këtë duel, e shkuara.

Kjo e fundit flet tërësisht në favor të ballshiotëve, të cilët janë gati t’i bëjnë “gjëmën” skuadrës së Vorës, duke e rikthyer në Kategorinë e Parë.

Statistikat e së kaluarës shohin Bylisin si “fitues” edhe në këtë sfidë. Në 9 ndeshjet e luajtura mes këtyre dy ekipeve, Vora ka fituar vetëm një dhe ka “rrëmbyer” një barazim. 7 sfidat e tjera janë fituar nga ballshiotët.    

Poll

Lexo gjithashtu