Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luan në Ukrainë, por ishte pjesë e “Formacionit të Vitit”, reagon Baton Zabërgja: Falënderimet i takojnë Zotit

Shkruar nga NEWSPORT
Luan në Ukrainë, por ishte pjesë e “Formacionit të
Baton Zabergja

Baton Zabërgja ishte njëri nga 11 futbollistët e zgjedhur në “Formacionin e Vitit”, me sulmuesin që merr kështu në duar një trofe individual të rëndësishëm në ceremoninë e “Topit të Artë” 2025 që u organizua nga FSHF mbrëmjen e djeshme në “Teatrin e Operas dhe Baletit”.

Ish-futbollisti i Dinamos, i cili tashmë luan në Ukrainë me skuadrën e Metalist 1925, la gjurmë në Superiore me golat e tij në këtë vit kalendarik. Pavarësisht se nga “Blutë’ u largua 2 muaj më parë, sërish impakti i tij në kampionat ishte i dukshëm dhe për këtë ishte pjesë e më të mirëve të këtij viti.

Pas këtij trofeu dhe vlerësimi që mori, 24-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, i cili është falenderues ndaj Zotit që gëzon shëndet. Gjithashtu falenderon familjen, Adrian Bardhin, Ilir Dajën dhe të gjithë shokët e ekipit për përkrahjen.

“Falënderimet i takojn Zotit për shëndetin,familjes time për përkrahjen e vazhdueshme.

Falënderim i veçantë për familjen e madhe Dinamovite në krye me Adrian Bardhin,stafin e trajnerëve në krye me Profesor Ilir Dajen dhe bashkëlojtarët e mi”, ka shkruar ish-i i Dinamos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Baton Zabërgja (@batonzabergja7)

Poll

Lexo gjithashtu