Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luajnë në transfertë, rikthime dhe mungesa të rëndësishme për Tetovën

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë në transfertë, rikthime dhe mungesa të
Egnatia

Egnatia pas fitores me Partizanin ka kthyer të gjithë vëmendjen te dueli me Laçin, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00 në transfertë. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

Rrogozhinasit do të kërkojnë një tjetër fitore në kampionat për të “blinduar” vendin e parë në klasifikim. Pikërisht për këtë përballje Edlir Tetova ka nisur përgatitjen e skuadrës.

Rikthime dhe mungesa të rëndësishme do të ketë për këtë sfidë. Do të jenë të gatshëm ndaj kurbinasve Dylis, i cili ka shlyer pezullimin për shkak kartonësh. Edhe Mario Gjata do të jetë nën urdhrat e Tetovës, me sulmuesin që është rikuperuar nga dëmtimi.

Nga krahu tjetër në dyshim mbetet Arbenit Xhemajli, i cili ende nuk është në 100% e tij. Ndërkohë timonieri i rrogozhinasve nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Sebastian Spahiut, i cili është i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga