
Arli Përgjoni
Tirana dhe Bylis kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2. Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, futbollisti i Bylisit, Arli Përgjoni.
“Kryesorja ishte që të mos humbisnim këtë ndeshje në fushë të Tiranës. Nuk më takon të vlerësoj veten, por besoj me nota pozitive. Besoj që i kam arritur pritshmëritë, duke marrë parasysh që kam ardhur nga kategori shumë poshtë. Por duhet edhe eksperiencë. Nuk më takon të flas për merkaton dhe kontratën, i takon presidentit”, u shpreh Përgjoni.
Poll