Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari i Ndeshjes” në derbin përballë Tiranës, Lorenco Vila: I lumtur për golin dhe 3 pikët, jap maksimumin në çdo rol!

Shkruar nga Nikoll Rajta
“Lojtari i Ndeshjes” në derbin përballë Tiranës,
Lorenco Vila

Tirana është mposhtur në shtëpi nga Dinamo në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-2. Pas këtij dueli për “Newsport.al” ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Lorenco Vila, i cili shënoi golin e dytë për dinamovitët.

“Të them të drejtën jam shumë i lumtur për golin sepse ishte një kohë e gjatë që nuk gjeja rrugën e rrjetës. Por njëkohësisht edhe për fitoren jam tej mase i lumtur, duke marrë parasyshë që kishim tre ndeshje që nuk shkonim dot tek 3 pikët. Besoj se kjo fitore do të na shërbejë shumë në të ardhmen, që të vazhdojmë me këtë ritëm që kemi momentalisht.

Si numër 9? Normalisht unë nuk jam numër 9 tipik, por sa herë të më duhet ta bëjë kët rol do mundohem të bëj më të mirën, e gjitha kjo në shërbim të ekipit. Për mua nuk ka rëndësi se në cilin pozicion luaj, rëndësi ka që të ndihmoj ekipin me lojën dhe golat e mi”, tha Vila.

Poll

Lexo gjithashtu