Ndeshja mes Dinamos dhe Teutës e vlefshme për javën e 15-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e dinamovitëve. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0 në favor të “Nëndetëses”.
Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes” dhe autori i golit të parë për Dinamon, Baton Zabërgja.
“Mendoj që nga sezonet e kaluara, jam në formën më të mirë, por presin më shumë nga unë. Por momentin po ndihem mirë, në formën më të mirë aktuale. Viti i parë ishte përshtatje. Por edhe filozofia e profesor Ilir Dajës më ka ndihmuar shumë.
Kam luajtur si qendërsulmues, i majtë kam luajtur te Gjilani, por më shumë përshtatem në krahun e djathtë. Në çdo stërvitje kërkojmë të përmirësohemi”, është shprehur Zabërgja.