
Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Gjergji Kote, i cili shënoi golin e parë për "Demat".
“Jam shumë i kënaqur. Gjithmonë mundohem të jap maksimumin. Sot e bëmë të gjithë, goli erdhi vetë falë lojës si ekip. Falenderoj të gjithë çunat për këtë trofe, nga i pari tek i fundit.
Cilit ia dedikon këtë ndeshje? Unë çdo ditë, çdo stërvitje dhe ndeshje, këtë gol ja dedikoj vetes sime, presidentit, familjes sime dhe të gjithëve atyre që më kanë sjellë deri këtu ku jam sot.
Unë gjithmonë jam gati. Stërvitjen e bëj për këtë punë dhe jam gjithmonë gati. Pres besimin e trajnerit dhe stafit, të cilin e kam dhe po më japin mundësi dhe minuta”, u shpreh Kote.