
Walid Jarmouni
Tirana ka fituar përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, përfundoi me fitoren 4-1 të bardhebluve. Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, sulmuesi francez, Walid Jarmouni.
“Jemi shumë të lumtur për këtë fitore dhe që kemi marrë 3 pikë me shumë vlerë. Besojmë 100% tek mbijetesa pasi kemi të gjitha cilësitë dhe një super trajner. Ndihem shumë mirë me Ernest, pasi ai më jep shumë liri dhe mund ta prek më shumë topin”, u shpreh Jarmouni.
Poll