Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari i Ndeshjes” ndaj Elbasanit, Marku “sms” ekipit: Jemi afër me 3 ekipe, s’duhet të tolerojmë

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” ndaj Elbasanit, Marku “sms” ekipit:
Aurel Marku

Elbasani dhe Bylis kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", mbrojtësi i ballshiotëve, Aurel Marku.

“Jam i kënaqur se po luajmë mjaft mirë, kemi bërë tre faza në aspektin personal mirë, por presim më shumë. Të rinjtë? Është pak e vështirë të them të drejtën por ata që kanë ardhur janë me eksperiencë dhe përshtaten shpejt, pasi kanë luajtur në ekipe të mëdha më përpara e na e bëjnë më të lehtë.

Jemi aty-aty, duhet të luftojmë çdo ndeshje se jemi afër edhe me Tiranën e Vorën e Flamurtarin, nuk duhet të tolerojmë asnjë ndeshje. Normalisht Elbasani na sulmoi se ishin duke humbur, u munduam, u lodhëm, sakrifikuam shumë. Ishim pak të pafat me golin me gjuajtje të devijuar, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Marku.

Poll

Lexo gjithashtu