Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Derbi i çmendur mes Partizanit dhe Tiranës, 2 gola prodhojnë 2 pikë dhe 7 kartonë të kuq në "Arenën e Demave"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Derbi i çmendur mes Partizanit dhe Tiranës, 2 gola
Sherri ne fushen e lojes

PARTIZANI – TIRANA 1 – 1 (Sembene 90'/ Ernest 29')

Ndeshja: 

Është mbyllur mes spektaklit derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një sfidë e çmendur në minutat e fundit të saj. Takim ky që u mbyll 1-1 mes dy ekipeve.

Golin e parë e shënoi Tirana me anë të Ernest në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 90-të është Sembene që barazon shifrat. Menjëherë pas golit të barazimit plas sherri mes lojtarëve në fushën e lojës.

Eldorjan Hamiti nuk kursen asnjë, teksa nxjer me të kuq nga Partizani, Taipin, Gudjufi dhe Bytyçin, ndërsa nga Tirana, Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin Ibrahimi.

Minutat e mbetura do të vazhdonin mes tensionit, teksa pavarësisht gjithçkaje ky derbi nuk prodhoi më shumë se 2 gola dhe me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë. Ky është derbi i 3-të për këtë sezon që ndahet në barazim.

Superiore: Java e 24-të

Stadiumi: “Arena e Demave”

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Bytyçi, Domgjoni, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Zeka, Padstrelau, Bintsuka. Trajner: Aleksandar Veselinoviç

TIRANA: Selmani, Vera, Përgjoni, Kola, Dembele, Soler, Meta, Rafael, Ndreca, Zharmuni, Ernest. Trajner: Bledi Shkëmbi

LIVE:

90+11'- Mbyllet derbi mes Partizanit dhe Tiranes, ekipet ndajne nga 1 pike. 

90'- Nis sherri mes lojtareve pas golit te barazimit. Taipi, Marku dhe Ibrahimi, Bytyçi, dalin me kartone te kuq. 

90'- Partizani barazon shifrat, Sembene shenon golin vendimtar. 

87'- Partizani po provon shanset e fundit, por Tirana eshte e mirevendosur ne prapvije. 

74'- Partizani provon te gjeje golin e barazimit, Janjeva gjuan rrezikshem nga distanca.

69'- Tirana shfaqet rrezikshem, Ndreca kroson per Jarmouni, por ky i fundit nuk ka saktesine e duhur. 

60'- Partizani niset ne kundersulm me Bintsoukan, por ky i fundit eshte ne pozicion jashte loje. 

46'- Nis pjesa e dytë.

45+6' - Mbyllet pjesa e pare. Tirana udheheq 1-0 ndaj Partizanit. 

29'- Tirana ne avantazh, Ernest mposht Qirkon. 

16'- Partizani është më këmbëngulës në minutat e para.Të kuqtë provojnë nga goditja e këndit, por topi shkon në rivënie anësore për Tiranën. 

1’- Starton derbi, Partizani – Tirana “dhëmbë për dhëmbë” për të “marrë” kryeqytetin

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga