Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vllaznia spektakolare në Durrës, shkodranët mposhtin Teutën mes 4 golave dhe “rrëmbejnë” vendin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia spektakolare në Durrës, shkodranët mposhtin
Vllaznia

Teuta 1 – 3 Vllaznia (Beshiraj 60' / Mala 2', Balaj 23', Dodaj 47')

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 23 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Niko Dovana”, përfundoi 1-3 në favor të miqve.

Gjithçka nisi mirë për shkodranët që në pjesën e parë të cilët gjetën dy gola. Mala dhe Balaj ishin autorët e dy golave të parë, ndërsa për të tretin mendoi Dodaj. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Teutën e shënoi Beshiraj.

Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e dytë me 40 pikë, por Dinamo dhe Partizani me nga 38 të tilla, kanë nga 1 ndeshje më pak. Ndërsa Teuta me 23 pikë mbetet në vendin e 8-të.

Superiore: Java 23
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Eldorjan Hamiti

FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Tafas, Kotobelli, Marku, Simeu, Kruja, Mingos, Maçolli, Lloci, Torraj, Beshiraj, Toma. Trajner: Bledar Devolli.
VLLAZNIA: Jukaj, Yago, Krymi, Stojanovic, Gurishta, Deliu, Sala, Mala, Çoba, Dodaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.

LIVE:
60' GOL TEUTA! Shënon Beshiraj.

47' GOL VLLAZNIA! Shënon Dodaj.

45+1' Super pritje e Jukaj, portieri i mohon golin Teutës.

26' Vllaznia e rrezikshme, i afrohet golit të 3-të me Dodajn.

23' GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj.

2' GOL VLLAZNIA! Shënon Mala.


1' Shkelmohet topi i parë në Durrës, nis sfida mes Teutës dhe Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga