
BYLIS – PARTIZANI 2 – 1
Ka përfunduar takimi në ‘Adush Muça’ të Ballshit. Skuadra e Nevil Dedes ka arritur të marrë 3 pikët falë 2 golave të pjesës së parë me rezultat 2-1. Për Partizanin shënoi vetëm Keko që dha një super impakt sulmues që sa hyri në lojë.
Të kuqtë bën një pjesë të parë shumë të keqe pas momentit të pësimit të golit të parë. Kjo i dha mundësinë Bylisit të shkëputej dhe të shënonte dhe të dytin falë një ish-të kuqi si Camara.
Kujtojmë që goli i parë u shënua Mario Gjata me një super gol nga hiçi.
Shpresat për 1 pikë të ‘Demave’ i mbajti gjallë Albers Keko, fill pasi u hodh në fushë. Si sulmuesi i kryeqytetasve, edhe ai i bylinjotëve patën boll ratse për të patur dopietë sot.
Kështu, Partizani ngel prapa Egnatias në Superiore duke mos i parakaluar dot. Për ballshiotët kjo është një pikë me shumë vlerë dhe që rrit optimizmin brenda ekipit.
Superiore: Java e 17
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Olsion Yzeiraj
Formacionet zyrtare:
BYLISI: Hasanbelli, De Souza, Maçolli, Gjata, Kamara, Ruçi, Malomo, Marku, Ofori, Peralta, Përgjoni. Trajner: Nevil Dede
PARTIZANI: Qirko, Mehmeti, Ismaili, Cara, Preka, Bintsuka, Taipi, Sembene, Hadroj, Domgjonas, Mba. Trajner: Aleksandër Veselinoviç
LIVE:
90+6'- Mbyllet sfida. Bylisi mbron rezultatin dhe fiton 2-1 në shtëpi kundër Partizanit.
90+5'- 5 minuta shtesë në Ballsh.
89'- Malomo ndërrohet me Wallison. Një nga më të mirët sot për Bylisin.
80'- Kalari merr të verdhë nga pankina.
77'- Gjata, autori i golit të parë të Bylisit ndërrohet. Zeka hyn në lojë po ashtu për Partizanin.

70'- Qirko sërish heroi i të kuqve. I heq Gjatës golin e dytë.
68'- Albers Keko sërish i afrohet golit dhe dopietës.
65'- Mehmeti, numri 7 i Partizanit del nga loja, Shanaj hyn. Tekniku serb i pakënaqur me Adnardin.

62'- Keko i afrohet dopietës. Hyrja e tij në fushë ndez Partizanin.
60'- Domgjoni pozicional, i heq rastin sulmit ballshiot.
57'- Mba kap topin me dor, akordohet faull.

50'- U dyshua për pozicion jashtë loje, por Kekos i quhet goli nga VAR.

49'- Keko shënon sa vjen nga stoli. 2-1 shifrat në 'Adush Muça'.
45'- Keko futet në vend të Carës. Partizani shpreson te Albersi.

45'- Nis pjesa e dytë mes Partizanit dhe Bylisit.
45+2'- Mbyllet pjesa e parë. Bylisi në avantazh të 2 golave kundër 'Demave'.
45+1'- Camara ndëshkon Partizanin. Ai nuk feston për nder të ish ekipit.
44'- Lojtarët e huaj të Bylisit nuk merren vesh dhe dalin në pozicion off-side.

36'- Gjata shënon eurogol nga hiçi. Super predh nga jashtë zone për të shtangur Partizanin.
35'- Mba nuk merret vesh me Taipin në manovrën sulmuese.
32'- Momente tensioni, Mba kapet me Peraltën.
31'- Këndorja e tretë për Bylisin.

30'- Mba pretendon për 1 faull në kundësulm.

27'- Arbitri këshillon Gjatën të mos reagojë më, pasi lojtari po fyente për 1 anësore në favor të miqve.

22'- Bylisi rrezikon portën. Ballshiotët kërkojnë 11 metërsh.
21'- Mehmeti ndërhyn keq ndaj Malomos. Bylisi fiton faull.

20'- Tekniku në vend të serbit jep instruksione nga pankina.

13'- Mehmeti provon një super gol, por gjysëm-rrafeshata shkon huq.
12'- Mba fiton goditjen e dytë nga këndi të Partizanit.

8'- Dëmtohet Malomo.

7'- Hadroj me një lëvizje të bukur neutralizon topin pas një aksioni të ballshiotëve.
1'- Starton sfida në Ballsh, ekipet synojnë fitoren.