
Pak më parë, trajneri i Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj publikoi listën e lojtarëve për turneun miqësor “Syrenka Cup”. Dy prej lojtarëve të grumbulluar, bëjnë pjesë në ekipin e Partizanit.
Bëhet fjalë për Dion Vatën dhe Elson Himallarin që kanë fituar besimin e trajnerit Tafaj. Kujtojmë që të dy lojtarët kanë marrë minuta në kualifikueset e Conference League dhe në “Final 4”. Me një postim në rrjetet sociale, Partizani i ka uruar sukese dy të rinjve të tyre.
Mesazhi i Partizanit:
Dion Vata dhe Elson Himallari pjesë e përfaqësueses kuqezi. Dy lojtarët tanë të talentuar njëkohësisht edhe kontingjent i ekipit të parë janë grumbulluar nga trajneri përfaqësueses U-17 Fatjon Tafaj për turneun miqësor Syrenka Cup që do të zhvillohet në Varshavë të Polonisë nga data 4 deri në 9 shtator.
Pjesë e turneut do të jenë edhe Polonia , Norvegjia dhe Romania
Klubi i uron Dion Vatës dhe Elson Himallarit shumë suksese dhe një përfaqësim sa më pozitiv me fanelën kuqezi