Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Tirana kthehet sërish tek barazimet, Elbasani ndal bardheblutë falë ish-it të Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana kthehet sërish tek barazimet, Elbasani ndal bardheblutë
 

Tirana 1 – 1 Elbasani (Jarmouni 13', Musta 73')

Është mbyllur sfida mes Tiranës dhe Elbasanit luajtur në Durrës. Dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në derbi, ku shumë tifozë ndodheshin në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”.

Sulmuesi Jarmouni hapi shifrat në takimin përballë verdhebluve. Francezi gjeti golin në minutën e 13-të. Ndërsa, elbasanasit shtuan forcat në pjesën e dytë për të gjetur ekuilibrat, pas një pjese të [arë në avantazhin e bardhebluve. Elbasani ia doli të barazojë 1-1 pas një goditjeje këndi që gjeti mbrojtësin Emiliano Musta dhe ky i fundit nuk gaboi me kokë. Ish-i i Egnatias ekuilibroi gjithçka në minutën e 73-të.

Dy klubet u përpoqën të merrnin diçka më tepër nga kjo ndeshje, por paqja u vulos në fund në stadiumin e Teutës.

Superiore: Java 23
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Klodian Shahini

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Selmani, Vera, Dembele, Soler, Prengaj, Silva, Përgjoni, Ndreca, Meta, Kola, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi.
ELBASANI: Abalora, Olberkis, Lulaj, Dros, Tsague, Lajthia, Ibrahim, Kasa, Ze Gomes, Musta, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

LIVE:

90+4'- Mbyllet gjithçka në Durrës. 1-1 përfundon sfida mes Tiranës dhe Elbasanit.

82'- Smaçi dhe Mihana sjellin një rast të bukur, por Olberkis bllokon gjithçka.

Smaçi

73'- Musta shënon golin e tretë në Superiore dhe golin e barazimit kundër Tiranës. Mbrojtësi godet saktë me kokë nga 1 goditje këndi.

Goli i Elbasanit

54' Jarmouni tenton golin e dytë, por topi kontrollohet nga Abalora.

45+1' Mbyllet pjesa e parë, Tirana udhëheq 1-0.
27' Rast i mirë për dyfishim shifrash, Ndreca fal Elbasanin.

13' GOL TIRANA! Shënon Jarmouni.

5' Musta tenton surprizën direkt nga goditja e këndit.

1’ Shkelmohet topi i parë në Durrës, nis sfida mes Tiranës dhe Elbasanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga