Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Rivalitet dhe futboll i bukur, Ilir Daja mposht ish-klubin dhe mban Dinamon mes kryesuesve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rivalitet dhe futboll i bukur, Ilir Daja mposht ish-klubin dhe mban
 

DINAMO-ELBASANI 3-1 (Lulaj AG 40', Zabërgja 60', Itodo Mandela 65'/ Tsague 64')

Dinamo ka arritur të fitojë ditën e sotme ndeshjen e fundit të Superiores për këtë javë. Elbasani u mund në impiantin e vetë me shifrat 3-1.

Dinamovitët kaluan të parët në avantazh në pjesën e aprë falë një keqkuptimi mes Abaloras dhe Lulajt. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të “Nëndetëses”, edhe pse ekulibrat ishin të dukshme.

Në pjesën e dytë, Zabërgja dhe njëherë tregoi klasin dhe se çfarë lojtar është. “Dardani” mori topin dhe në anësore të zonës elbasanase shtangu portierin me një kënd preciz. Ai fill pas golit përqafoi Ilir Dajën.

U duk sikur Dinamo do e shpartallonte Elbasanin si rezultati 5-0 i vitit të kaluiar, por Tsague mendoi të surprizonte të bardhët. Pati incidente të tifozëve gjatë shënimit të lojtarit verdheblu. Qartë nga pamjet u duk një konfrontim mes forcave policore dhe grupit “Tigrat Verdheblu”.

Super sulmuesi i Dinamos, Itodo Mandela lëshoi vulosjen e rezultatit dhe festoi në mënyrë të veçantë duek kërcyer. Rivalitet, futboll i bukur, gola dhe përplasje, me pak fjalë një takim me të gjitah nuancat.

Superiore: Java e 21-të
Stadiumi: "Elbasan Arena"
Arbitër: Ditmir Grimçi

 

FORMACIONET ZYRTARE:
Dinamo: Teqja, Zabërgja, Mandela, Karamba, Nani, Qefalija, Dita, Meksi, Aliji, Loran, Toli. Trajner: Ilir Daja.
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Dros, Tsage, Ibrahim, Kasa, Lleshi, Hakaj, Qose, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

LIVE:

90+4'-Mbyllet takimi i fundit i ditës dhe javës në Superiore. Dinamo fiton mes golave dhe spektaklit ndaj Elbasanit.

78'- Olberkis shkakton faull ndaj Qefalijës.

VIDEO/ Rivalitet dhe futboll i bukur, Ilir Daja mposht ish-klubin dhe mban
Qefalija

76'- Goudiaby merr vendin e Tolit, i cili shtyhet nga Gava gjatë momentin të ecjes për të përshpejtuar.

65'- Itodo Mandela super i shpejtë. Merr topin dhe marshon drejt golit. Dinamo rikthen avantazhin e dyfishtë të Dinamso vetëm 1 minutë pas golit të Elbasanit.

Goli i Itodos

64'- Tsague rikthen shpresat e Elbasanit. Dinamovitët pësojnë direkt pasi kishin realizuar, duke sjellë momente tensioni në shkallët e stadiumit mes tifozëve.

Goli i Elbasanit

60'- Dinamo nuk përmbahet, Zabërgja shënon.

Goli i Zabërgjës

55'- Orgest Gava bëhet gati të marrë vendin e Hakajt, që kreu një pjesë të parë të mirë.

55'- Plani i parë për Dejvi Bregun, i cili qendron në stolin dinamovit.

54'- Dinamo rrezikon nga një korner. Olbergis dhe Itodo Mandela përplasen fizikisht dhe lëndohen.

45'- Nis pjesa e dytë mes Dinamos dhe Elbasanit, që pritet të jetë po aq e luftuar sa e para. 

45'- Jepen 4 minuta shtesë.

40'- Dinamo fiton faull, e hedh topin në fushë dhe Abalora gabon me daljen. Bruno Lulaj nuk merret vesh me portierin e skaudrës dhe Dinamo kalon në avantazh.

Autogoli i Lulajt

39'- Probleme për Itodo Mandela. 

VIDEO/ Rivalitet dhe futboll i bukur, Ilir Daja mposht ish-klubin dhe mban
Itodo Mandela

29'- Itodo Mandela krijon super rast i vetëm, por Dros ndërhyn në momentin e fundit.

Rasti i Itodos

18'- Kasa godet nga larg dhe i hap punën Teqjes, që pret shumë mirë rrezikun.

Goditja e Kasës

17'- Gjoni tregohet i rrezikshëm brenda zonës me një krosim, Aldo Teqja pret topin herën e dytë pas grushtimit të parë.

Krosimi i Gjonit

15'- Olbergis dërgon topin në zonë të sigurtë.

14'- Gjoni fiton rivënie anësore. Duket se sulmueis i Elbasanit ka lënë pas dëmtimin.

11'- Zabërgja godet, por shkon huq dhe gabon gjithçka.

6'- Dëmtohet Lleshi. Bëhet gati Amarildo Gjoni, ish-i i Dinamos.

2'- Itodo godet, por Abalora pret.

Goditja e Itodos

1'- Nis takimi mes Dinamos dhe Elbasanit. Dy ekipet duan 3 pikë në një takim plot rivalitet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga