Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”. Në këto dy duele u shënua një total prej 4 golash.
Vllaznia ia doli që të triumfonte në transfertë përballë Vorës me shifrat 1-0. Golin e vetëm të këtij dueli e shënoi Sherif Kallaku. Kështu, shkodranët “blindojnë” vendin e parë me 45 pikë. Në krahun tjetër me 25 pikë, Vora mban vendin e 7-të.
Në ndeshjen tjetër, Partizani i shpëtoi turpërimit në Ballsh përballë Bylisit, duke përmbysur dhe fituar 1-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me debutuesin Fakom, ndërsa për të kuqtë shënuan Rrok Toma dhe Human.
Kështu, “djemtë e Oltijon Kërnajës shkojnë në kuotën e 30 pikëve në vendin e 5-të. Ndërsa ballshiotët me 20 pikë të grumbulluara, mbajnë vendin e 8-të në renditje.
REZULTATET:
Bylis 1 – 2 Partizani (Fokam 29' / Toma 81', Human 90+1)
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Ozols, Negru, Përndreca, Adeduro, Dimov, Sulovari, Ofori, Koxhi, Marku, Fokam, Përgjoni. Trajner: Mirel Josa.
PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Bytyçi, Kola, Ismaili, Qaka, Human, Sidibe, Toma, Isgandarli. Trajner: Oltijon Kërnaja.
90+1' GOL PARTIZANI! Shënon Human.
81' GOL PARTIZANI! Shënon Toma.
29' GOL BYLIS! Debuton me gol Fokam.
13' Tjetër rast për Partizanin, Toma s'u beson syve.
9' Human gabon i vetëm përballë portierit.
Vllaznia 1 – 0 Vora (Kallaku 45+1)
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala,Yago, Gjini. Trajner: Edi Martini.
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Adeloye, Kashari, Fazlagic, Daka, Barjamaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellai.
45+1' GOL VLLAZNIA! Shënon Kallaku.
17' Rast i mirë për Kasallën, Vllaznisë i vjen në ndihmë uji.
