Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dramë në Vorë! Vendasit nuk falin mes 7 golave, Bylis BIE ZYRTARISHT në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dramë në Vorë! Vendasit nuk falin mes 7 golave, Bylis BIE
Abissnet Superiore

Vora ka fituar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat 5-2.

Kasalla dhe Daka shënuan nga dy gola, ndërsa një tjetër për vorakët e shënoi Karrica. Në krahun tjetër, dy golat e shënuar nga Ëalisson dhe Emini për Bylisin nuk mjaftuan për mbijetesën në Superiore.

Kështu, Bylis i bashkohet Flamurtarit dhe rikthehen të dy në Kategorinë e Parë. Në krahun tjetër, kjo fitore mban Vorën në Superiore, madje edhe larg zonës së “play-out”.

Vora 5 – 2 Bylis (Kasalla 13', Karrica 52', Daka 68'/ Walisson 20', Emini 61')

“Abissnet Superiore”: Java 36
Stadiumi: “FK Vora”
Arbitër: Indrit Myrtja

FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Karrica, Felipe, Kasalla, Vrapi, Kashari, Daka, Barjamaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellai.
BYLIS: Ouolabi, Përndreca, Përgjoni, Marku, Bahaj, Abdullahi, Baruti, Marku, Adeduro, Koxhi, Walisson. Trajner: Mirel Josa.

LIVE:

Mbyllet sfida në "KF VORA", Vora 5-2 Bylis. 

68' GOL VORA! Daka shënon të tretin, por goli anullohet për pozicion jashtë loje. Pas rishikimit, VAR "korrigjon" vendimin. 

61' GOL BYLIS! Emini sjell baraspeshën.


52' GOL VORA! Karrica rikthen të tijët në avantazh.

45+3' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45+2' Te Vora kërkojnë penallti, arbitri Myrtja thotë "JO" pas rishikimit në VAR.

20' GOL BYLIS! Walisson rikthen baraspeshën.

13' GOL VORA! Kasalla e gjen rrugën e rrjetës nga penalltia.


1’ Vendimtare për mbijetesën, nis sfida mes Vorës dhe Bylisit.

Poll

Lexo gjithashtu