Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Tirana nuk fal në transfertë, fiton ndaj Erzenit dhe rikthehet në katërshe

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana nuk fal në transfertë, fiton ndaj Erzenit dhe rikthehet
KF Tirana

ERZENI 0-2 TIRANA

Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur me triumfin e bardhebluve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të Tiranës.

Golat për Tiranën u shënuan nga Abazaj dhe Jonuzi, me të cilat ekipi bardheblu mori 3 pikët. Tirana rikthehet në Final 4 dhe shkon në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Erzeni mbetet me 31 pikë në vendin e parafundit.

Superiore: Java 32
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Enea Jorgji

Formacionet zyrtare:
Erzeni (4-2-3-1): Hasanbelli, Maliqi, Atanda, Sadiki, Kacbufi; Mëllugja, Migone; Mihana, Kahrimanoviç, Blazeviç; Younes. Trajner: Alfred Deliallisi.
Tirana (3-5-2): Kozi; Lulaj, Hoxhallari, Mici; Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Jaku, Përgjoni; Abazaj, Patrick. Trajner: Erbim Fagu.

Komenti minutë pas minute:
60' GOL! Jonuzi shënon të dytin për Tiranën.

54' Kahrimanovic humb penalltinë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë.


43' Patrick tenton nga kufiri i zonës, por topi shkon jashtë.
30' Abazaj tenton driblimin brenda zone, por bllokohet nga Kacbufi.

26' Erzeni pranë golit, shijakasit futen në zonë dhe godasin me Migone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

20' GOL! Prekje e topit me dorë nga Atanda dhe Kristal Abazaj kalon Tiranën në avantazh me 11-metërsh.

14' E pabesueshme ç'humbet Erzeni, Kozi dhe Lulaj shpëtojnë mrekullisht Tiranën.


6' Hoxhallari godet fort nga faulli, por gjen devijimin e duhur të Hasanbellit.
1' Fillon ndeshja në Elbasan, ekipet duan fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga