
Dinamo City 2-1 Elbasani
(Itodo 64', Bregu 91'P / Musta 77')
Superiore: Java 3
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Albert Doda
Formacionet zyrtare:
Dinamo City (4-3-3) - Sali; Meksi, Muzek, Hoxha, Lorran; Gudiabi, Dita, Karamba; Zabërgja, Itodo, Vila. Trajner: Erjon Xhafa
Elbasani (3-5-2) - Totoshi; Qaqi, Lulaj, Musta; Lila, Hila, Dros, Hasani, Kasa; Leo Melo, Gjoni. Trajner: Roberto Bordin
LIVE:
90+8' Përfundon ndeshja.
90+1' GOL DINAMO! Dejvi Bregu shenon me penallti.
77' GOL ELBASANI! Emiljano Musta gjendet ne vendin e duhur dhe shtyn topin drejt rrejtes.
73' KARTON I KUQ! Goudiaby nderhyn me taka ndaj Kases dhe le Dinamon me 10 lojtarë.
64' GOL DINAMO!
48' Lila rrëzohet brenda zone dhe Elbasani pretendon për penallti, por arbitri mban avantazhin duke e konsideruar të rregullt ndërhyrjen.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
40' Goudiaby godet fort nga distanca dhe topi i pritur nga portieri Totoshi kthehet pas, Itodo vrapon ta shtyjë në rrjetë, por gardiani reagon përsëri duke kontrolluar sferën.
38' Ardit Hila afrohet pranë golit, mesfushori godet 3 herë brenda zone dhe gjen të vëmendshëm portierin dhe mbrojtjen e Dinamos.
13' Musta provon direkt portën nga goditja e dënimit, topi merr një trajektore të rrezikshme, por shkon jashtë.
11' Krosim i lartë i Hilës që shkon rrezikshëm drejt Gjonit, por portieri Sali del dhe grushton topin në momentin e fundit.
1' Fillon ndeshja në Elbasan, ekipet duan fitoren.