Partizani 2 – 1 Dinamo (Keko 19', 32' / Koma 56')
Partizani ka fituar përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 2-1.
Albers Keko ishte protagonisti absolut tek skuadra e Partizanit me dy gola të shënuar. Në krahun tjetër, goli i Mustafa Koma nuk mjaftoi për dinamovitët, të cilët mbyllin kampionatin e rregullt me disfatë.
Kështu, Dinamo mbetet në vendin e katërt me 49 pikë. Në krahun tjetër, jashtë “Final Four”, Partizani mban vendin e pestë me 48 pikë të grumbulluara pas 36 ndeshjesh të luajtura.
“Abissnet Superiore”: Java 36
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Emanuela Rusta
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Zadeja, Janjeva, Jata, Keko, Kola, Kote, Malaj, Buxhelaj, Shabani, Sarjo, Bunkhoev. Trajner: Realf Zhivanaj.
DINAMO: Kiri, Ismaili, Gudiaby, Vila, Berisha, Ferruku, Meksi, Beqja, Koma, James, Lorran. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90'+4 Mbyllet sfida në "Arena e Demave", Partizani 2-1 Dinamo
56' GOL DINAMO! Koma ngushton shifrat.
45+2’ Mbyllet pjesa e parë, Partizani udhëheq 2-0 ndaj Dinamos.
32' Përsëri Keko, Partizani dyfishon shifrat.
19' GOL PARTIZANI! Sulmuesi Albers Keko gjen rrugën e rrjetës.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Arenën e Demave”, nis sfida Partizani-Dinamo.
