Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dinamo nuk “fal” në derbi, “likujdon” Partizanin mes 4 golash dhe tensionesh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo nuk “fal” në derbi, “likujdon”
Partizani - Dinamo

Dinamo e ka mbyllur në mënyrën e duhur javën e 18-të në Superiore dhe e fundit për këtë vit kalendarik. “Blutë” triumfuan 3 – 1 në derbi ndaj Partizanit.

Pjesa e pare përfundoi me avantazhin minimal të “Demave të Kuq”, goli i Rrok Tomës. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Dinamo rriti “dozat” e presionit dhe u shpërblye me eurogolin e Bregut, rrjetën e Guindos dhe autogolin e Bytyçit në limite.

Partizani nga krahu tjetër, merr humbjen e dytë radhazi. Dinamo ka arritur në 32 pikë, 5 më pak se Egnatia kryesuese. “Demat e Kuq” mbeten në kuotën e 23 pikë, pozicioni i 6-të.     

PARTIZANI – DINAMO 1 – 3 (Toma 44'/ Bregu 48', Guindo 74', Bytyçi 90+2' autogol)

90+6' Përfundon ndeshja Partizani - Dinamo, "Blutë" triumfojnë 3 - 1.

90+2' - Bytyçi mbyll "hesapet" e ndeshjes me autogolin në limite. 

84' - Skuka gjen golin e barazimit pas gabimit nga prapavija e Dinamos, por arbitri Florjan Lataj e vlerëson jo të rregullt.

74' - Pasim gjenial nga Bernard Berisha, Guindo "ndëshkon" Partizanin, vjen përmbysja.

63' - Gudjufi merr pasim fantastik nga Mehmeti, ama mungon saktësia para portierit Teqja.

48' - Dinamo barazon me eurogolin e Dejvi Bregut nga goditja e dënimit.

 

46' - Starton pjesa e dytë.

45+2' - Mbyllet pjesa e parë.

44' - Isgandarli kroson bukur në zonë, ndërsa Rrok Toma u gjend në pozicionin e duhur për të "shkundur" rrjetën mike.

 

37' - Diego Contreras vendos në vështirësi portierin Teqja, i cili kontrollon topin në dy kohë.

23' - Lorenco Vila shpërdoron rast të "artë" për golin, goditje e dobët.

15' - Rrok Toma i shkon pranë golit, por godet keq me kokë.

1’ – Nis ndeshja Partizani – Dinamo në “Arena e Demave”

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Kola, Isgandarli, Toma, Buxhelai, Contreras, Sembene. 

Trajner: Oltijon Kërnaja.


DINAMO: Teqja, Teixeira, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Gassama, Nani, Qefalija, Dita, Neziri. 

Trajner: Ilir Daja.

SUPERIORE: Java e 18-të

Stadiumi: “Arena e Demave”

Arbitër: Florjan Lata

Poll

Lexo gjithashtu