Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Spektakël me 3 gola në Ballsh! Bylis i jep leksione Elbasanit dhe beson te mbijetesa

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël me 3 gola në Ballsh! Bylis i jep leksione Elbasanit
Bylis - Elbasani

Bylis ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 2-1.

Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Markut në minutën e 46-të. Vetëm 9 minuta më vonë, Elbasani gjeti baraspeshën me Loukilin, por në të 81-tën, Bylis mbylli gjithçka me Përndrecën.

Kështu, Bylis ngjitet në vendin e 7-të, jashtë zonës së rrezikut me 41 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Elbasani me 61 pikë, mbetet në vendin e parë.

Bylis 2 – 1 Elbasani (Marku 47', Përndreca 81' / Loukili 55')

“Abissnet Superiore”: Java 35
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Ozols, Bruno, Kane, Kamara, Dimov, Kojji, Marku, Përgjoni, Vieria, Stoilov, Walisson. Trajner: Mirel Josa.
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, Tsague, Loukili, Lajthia, Abbas, A.Kasa, Manellari, Musta, Lila, Diallo. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

NDESHJA:
90+4' Mbyllet 2-1 ndeshja.
81' GOL BYLIS! Shënon Përndreca.

55' GOL ELBASANI! Shënon Loukili. 

47' GOL BYLIS! Shënon Marku. 

45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
1’ Shkelmohet topi i parë në Ballsh, starton dueli mes Bylisit dhe Elbasanit.

Poll

Lexo gjithashtu