Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ "DRAMË" në minutat e fundit, Dinamo humbet penallti dhe Bylis shënon në sekondën finale për të marrë 3 pikët e para

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "DRAMË" në minutat e fundit, Dinamo humbet penallti
 

Bylis 1-0 Dinamo City

Superiore: Java 2
Stadiumi: Adush Muça
Arbitër: Florjan Lata

Formacionet zyrtare:

Bylis (4-2-3-1) – Beqaj; Papa, Abazaj, Bruno, Peralta; Maçolli, Përgjoni; De Souza, Malomo, Wendell; Gjata. Trajner: E. Egbo
Dinamo City (4-3-3) – Sali; Meksi, Hoxha, Muzek, Lorran; Dita, Goudiaby, Karamba; Zabërgja, Itodo, Vila. Trajner: D. Mehmeti

LIVE:


90+10' GOL! Shenon Bylis.


90+6' Dejvi Bregu humbet penalltinë


81' Tjetër gol i anuluar për Dinamon, Qardaku shtyn topin me dorë në rrjetë.
75' Dejvi Bregu avancon i vetëm brenda zonës dhe tenton pasimin, por topi devijohet nga mbrojtësi i Bylisit.
63' E majtë e Walison e cila shkon jashtë, ngjitur me shtyllën.
56' Top i hedhur në zonë nga ballshiotët gjen Përgjonin të vetëm i cili në një penallti në lëvizje, nuk koordinohet mirë dhe gjuan lehtë drejt portierit Sali.
52' Zëvendësim te Dinamo, largohen Itodo e Lorenco Vila, në fushë futen Qardaku me Dejvi Bregun.


49' Kombinimie të mira nga Bylis, Maçolli godet nga brenda zonës me topin që shkon mbi traversë.
46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.


37' Dinamo shënon me Goudiaby, por mesfushori ishte në pozicion jashtë loje.


18' Kundërsulm i shpejtë nga Bylis, Mario Gjata godet në hyrje të zonës me topin që shkon ngjitur me shtyllën.


17' Walison futet në zonë dhe godet nga këndi i ngushtë ku pret Sali.
1' Fillon ndeshja në Ballsh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga