Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ledjo Pano i zhgënjyer nga derbi: Partizani meritoi fitoren, por ishte ndeshja më e dobët në vitet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Ledjo Pano i zhgënjyer nga derbi: Partizani meritoi fitoren, por ishte
Ledjo Pano

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit që u mbyll në barazim pa gola është komentuar gjerësisht pas përfundimit. Për disa ishte një derbi i bukur dhe tërheqës, por jo për ish-futbollistin, Ledjo Pano.

I ftuar në “Rubrika Sportive” në RTSH, Pano thotë se për të ky ishte derbi më i dobët. Ndër të tjera ai thekson se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga cilësia e futbollit të dhuruar nga ekipet në fushë.

“Ky ishte derbi më i dobët që mund të kemi parë në vitet e fundit. Një pjesëe e parë me shumë gabime nga të dyja ekipet. Në të dytën ishte Partizani që u mundua të bënte diçka në lojë, deri në fund kur u dha ajo penallti. Nuk e kam parë kurrë më dobët Tiranën dhe mendova se do fitonte Partizani. Zhgënjim total”, është shprehur Ledjo Pano.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga