Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Laçi në formë FANTASTIKE, kurbinasit me mison 'zbutjen e Demave'

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi në formë FANTASTIKE, kurbinasit me mison 'zbutjen e
Laci

Laçi po kalon një super moment në kampionat. Kurbinasit kërkojnë të ruajnë këtë ecuri dhe pas rikthimit të Superiores këtë javë.

Skuadra veriore duket se e ka hedhur poshtë ecurinë e keqe në fillim të sezonit dhe me teknikun e ri gjërat janë ‘riingranuar’. Skuadra e trajnerit italian mund të ketë grumbulluar vetëm 12 pikë në 13 ndeshje, por psikologjia ka ndryshuar. Shumica e këtyre pikëve janë arritur me në krye Morieron.

 “Bardhezinjtë” kanë mundur ekipe të ‘dorës së rëndë’ si Egnatia e Tetovës apo edhe Vllaznia e Balajt. Rezultate pozitive kanë mbërritur edhe me Tiranën apo Elbasanin.

Transfertat në Tiranë janë gjithmonë delikate, mirëpo Laçi me Partizanin ka barazuar takimin e fazës së parë dhe një gjë e tillë nuk duket çudi të ndodh përsëri. Pikët kundër ‘Demave’ janë qartazi kusht për kurbinasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga