Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Laçi ka elementë të mirë, por duhet qetësi", Dritan Mehmeti: Nëse do isha që nga fillimi, do kishim më shumë pikë

Shkruar nga NEWSPORT
"Laçi ka elementë të mirë, por duhet
Dritan Mehmeti

Dinamo do të luajë këtë të shtunë përballë Laçit, ndeshjen në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Sida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 18:00.

Në prag të kësaj sfide, ka folur trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti. Tekniku 44-vjeçar tregon për mungesat e sigurta të Goudiaby dhe Tahirit. Gjithashtu, Mehmeti thekson se Laçi ka një ekip të mirë me lojtarë të rinj. Ndër të tjera, Dritan Mehmeti thotë se nëse do të ishte që nga fillimi trajner i Dinamos, do të kishin 4-5 pikë më shumë.

“Vijmë pas disfatës në derbi. Kemi bërë analizën dhe duhet të pranojmë verdiktet e derbit, që nuk arritëm ta interpretojmë si duhet, sidomos në aspektin psikologjik. E kemi thënë shpesh që skuadra është e re dhe do kohën e vet. Që të bësh atë hapin e madh, duhet të jesh i qetë dhe duhet të përballosh beteja të tilla.

Kemi punuar gjatë gjithë javës që të ringrihemi dhe të shikojmë përpara, sidomos ndeshjen e radhës. Kemi një kundërshtar që të imponon respekt dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën në fushë. Ka ardhur fundi dhe duhet të jemi më racionalë dhe konçizë.

Përveç Goudyabi, kemi dhe mungesën e sigurt të Tahirit, që ka pasur probleme javët e fundit në kavilje. Shpresojmë të rikuperohet sa më shpejt, sepse na ka ndihmuar javët e fundit.

Mungesat e Laçit? Pavarësisht mungesave të dy skuadrave, është ndeshje që duhet menaxhuar në aspektin psikologjik dhe duhet të kesh personalitet të fortë. Kur të dyja skuadrat kërkojnë pikët, tensioni është ai që bën emocionet frenuese dhe duhet të jemi të qetë, me entuziazëm, të futemi në lojën tonë dhe të bëjmë maksimumin. Jemi të barabartë te mungesat.

Ne duhet të jemi të qetë dhe të japim gjithçka në fushë, pa menduar ekipet e tjera. Duhet të reflektojmë dhe të përmirësohemi te vetja. Në futboll nuk ka detyrim, ne futemi për të marrë më të mirën gjatë 90 minutave. Nëse kërkojmë diçka me ngut, nxitimi të çon në gabim. Duhet të jemi të qetë dhe agresivë.

Laçi ka elementë të mirë, sidomos disa të rinj. Statistikat janë statistika, nesër është histori tjetër. Duhet të jemi të përqendruar, me mentalitet fitues.

Siç i kemi shanset për “Final 4”, është edhe rreziku për të rënë në renditje. Kampionati është i paparashikueshëm, skuadrat nuk kanë shumë diferenca, kalendari është i vështirë, për të qenë korrektë. Nëse nuk i marrim ndeshjet javë pas jave, do të bëjmë gabim. Të përqendrohemi te Laçi.

Nëse do të isha që në fillim të kampionatit? Besoj do të kishim 4-5 pikë më shumë, sepse vetë statistikat e fazës së dytë dhe të tretë kanë treguar se kemi marrë më shumë pikë. Do të ishim më komodë sot”, ka thënë Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga