
Skënderbeu nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me korçarët që ndodhen të fundit në klasifikim dhe rrezikojnë mbijetesën. Një moment shumë delikat për korçarët që do të luajnë një sfidë shumë të rëndësishme ndaj Teutës.
Për të kaluar këtë moment “krize”, klubi kërkon edhe ndihmën e tifozëve. Drejtuesit u bëjnë thirrje që ditën e sotme të jenë sa më të shumtë në numër dhe të mbështesin ekipin, pasi lojtarët dhe ekipi kanë nevojë për më shumë se kurrë për praninë e tyre.
“Ky është momenti që skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj më shumë se kurrë. Ky është momenti që të tregojmë dashurinë për ngjyrat ⚪️???? dhe të mbështesim ujqërit në periudhën më të rëndësishme të sezonit.
Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!
Bashkë më të fortë! Bashkë ia dalim!”, thuhet në postimin e korçarëve. Dueli me Teutën do të luhet duke nisur që nga ora 17:00.