Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kuotë të njëjtë pikësh, Dinamo – Vllaznia do të “pushtojë” kryeqytetin

Shkruar nga NEWSPORT
Kuotë të njëjtë pikësh, Dinamo – Vllaznia do
Vllaznia - Dinamo

“Abissnet Superiore” ka hyrë në një nga fazat e saj më delikate, teksa java e 20-të e kampionatit premton shumë emocione dhe spektakël në fushën e lojës. Në program ka duele mes ekipeve që ndodhen në pjesën e siperme në klasifikim dhe që janë pretendentë për titullin.

Kështu në “Air Albania” ditën e hënë, ra 19:30 do të sfidohen Dinamo dhe Vllaznia. Dy ekipet do të luftojnë mes tyre për vazhdimësinë, ndërsa aktualisht në kampionat kanë kuotë të njëjtë pikësh dhe ndajnë mes tyre vendin e 3-të dhe të 4-të.

Padiskutim që dueli i së hënës do të jetë “kokë më kokë” për ngjitjen në klasifikim, pse jo dhe vendin e dytë, duke shpresuar te një hap fals i dy ekipeve të para. Me nga 33 pikë të grumbulluara, kanë arritur të marrin nga 9 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. Ndërkohë Dinamo ka arritur të shënojë 27 gola ndërsa ka pësuar vetëm 12 të tillë dhe nga krah tjetër Vllaznia ka shënuar 25 dhe ka pësuar 16.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

Poll

Lexo gjithashtu