Vllaznia pas fazës së parë të kampionatit kryeson me 19 pikë, 1 më shumë se ndjekësi më i afërt që është Egnatia. Shkodranët padiksutim janë një nga ekipet pretendente për të fituar titullin kampion dhe më shumë se çdo sezon tjetër, në këtë aktualin tifozët ëndërrojnë.
Paraqitjet e skuadrës janë mjaft të mirë, sidomos në shtëpi. Në “Loro Borici” shkodranët ia kanë dalë të sigurojnë vetmë fitore, duke marrë kështu pikët e plota në 5 ndeshjet e luajtura në shtëpi.
Ndërkohë “pika e dobët” e tyre në këtë sezon janë transertat. Në 4 ndeshje të luajtura në transfer, kuqeblutë kanë arritur të sigurojnë vetëm 4 pikë. Kanë marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.
Një detaj ky që duhet të ndryshojë duke nisur që nga ndeshja e radhës në kampionat. Kundërshtari i tyre do të jetë Egnatia, me sfidën që do të luhet në “Egnatia Arena” ditën e martë, ora 16:00.
