Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kryesojnë Superioren, Elbasani “cinik” di të “vrasë” kundërshtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Kryesojnë Superioren, Elbasani “cinik” di të
Elbasani

Elbasani ditën e djeshme mori një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Verdheblutë trimfuan ndaj Vorës me shifrat 1-0 dhe ky për elbasanasit është fitorja e dytë rresht në kampionat.

Ndërkohë në 5 javët e fundit kanë marrë edhe 3 barazime. Rezultatet këto që të kombinuara edhe me ndalesat e rivalëve, kanë bërë që Elbasani të kryesojë me 4 pikë më shumë se vendi i dytë, që aktualisht mbahe tnga Egnatia. Por vlen të theksohet se rrogozhinasit ditën e sotme do të luajnë me Dinamon në transfertë.

Por jo që bie në sy te skuadra e Ivan Gvozdenovic është një detaj tjetër. Verdheblutë janë një skuadër “cinike”, që arrin të “vrasë” kundërshtarët. Nese shikojmë golat e shënuar dhe të pësuar në 5 javët e fundit e tregojnë qartë diçka të tillë.

Fitoret ndaj Vorës dhe Vllaznisë janë me rezultat të njëjtë 1-0, ndërsa 1-1 kanë barazuar me Dinamon, ndërsa 0-0 kanë barazuar me Teutën dhe Partizanin.  Ndërkohë dueli i radhës për verdheblutë do të jetë ndaj Bylisit në “Adush Muça”.

Poll

Lexo gjithashtu