
Gara për mbijetesën është një “luftë” e fortë mes ekipeve. Bylisi do të luajë një “finale” me Tiranën. Një sfidë ku ballshiotët janë të “dënuar” vetëm për fitoren si të vetmen mënyrë për të qëndruar larg zonës së ftohtë.
Gentian Mezani ditën e sotme do të nisë përgatitjet për duelin me bardheblutë, pasi dis ditësh pushim që u dha lojtarëve. Por për të nuk do të jetë aspak e lehtë që të marrë pikët ndaj kryeqytetasve.
Kjo pasi Mezani do të ketë mungesa të rëndësishme. Malomo nuk do të mund të kontribuojë, pasi është i pezulluar. Ndërkohë do të mungojë edhe Kamara, i cili është i grumbulluar nga kombëtarja e Nigerisë.
Tirana – Bylis do të përballen mes tyre ditën e mërkurë në orën 18:00, më stadiumin që mbetet të përcaktohet në ditët në vazhdim. Kjo sfidë do të jetë e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit.