Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klubi më i shtrenjtë i Superiores, Flamurtari reagon pas humbjes ndaj Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi më i shtrenjtë i Superiores, Flamurtari reagon pas humbjes ndaj
Flamurtari

Marrë në konsideratë blerjet në këtë merkato verore, edhe rivalët filluan ta shikonin Flamurtarin si favoritë jo vetëm për top-4, por edhe për titullin, teksa vlera e lojtarëve shkon deri në 6.3 milionë euro.

Por ndeshja me Elbasanin në “Elbasan Arena”, tregoi se skuadra vlonjate nuk është ende gati. Edhe pse ata bën “Harakirin”, shkak i autogolit nga Rodriguez (35’), edhe faza ofensive la për të dëshiruar.

Një ditë pas ndeshjes, Flamurtari ka reaguar në rrjetet sociale: “Forca Flamurtari , bashkë vazhdojmë më të fortë!”. Kjo frazë është mesazh i qartë se nuk ka vend për panik, pavarësisht disfatës që në nisje. Takimi i radhës do të jetë në Vlorë kundrejt Bylis, aty ku fitorja në “letër” nuk diskutohet.   

 

Poll

Lexo gjithashtu