Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Klubi ka probleme", menaxheri i futbollit flet mbi shifra: Tirana e fundit sa i takon vlerës monetare të lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
"Klubi ka probleme", menaxheri i futbollit flet mbi shifra: Tirana e
Sokol Haxhia dhe Rezart Dabulla

Sokol Haxhia, një menaxher i futbollit mjaft i njohur dhe me lidhje ndërkombëtare ka folur rreth Tiranës dhe gjendjes së saj. Sipas Haxhias klubi bardheblu nuk mbështetet as nga tifozët tashmë dhe siatuata sa vjen e rëndohet.

Fjalët për kryeqytetasit, Sokoli i ka dhënë në OraSport ditën e djeshme. Prania e pakët e tifozëve ëshët vërejtur në masë nga televizori dhe kjo nuk i ka shpëtuar as ekspertit të futbollit.

“Po nuk pate programim nuk shkon gjëkundi. Përzgjedhja e lojtarëve bëhet në bazë të një buxheti. Duke parë këtë detaj ishte thjeshtë pasqyra e kampionatit që do të bënte Tirana. Vlera monetare e lojtarëve të Tiranës e klasifikon atë nga fundi.

Të flasim sa i takon tifozëve. Dje mezi kam parë më shumë se 100 vetë. Bëjnë shumë zgjedhje të gabuara drejtuesit e Tiranës dhe duket që klubi ka probleme”, u shpreh Haxhia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga