Pas 6 ndeshje pa fitore ne Superiore, skuadra e Vorës është rikthyer te rezultatet pozitive, duke fituar bindshëm 4 – 1 ndaj Bylisit. Dopieta e Kasallës dhe golat e Ruzgis e Gecit rezultuan përcaktues.
Pas këtij triumfi në javën e 18-të të kampionatit, Vora largohet nga “zona e ftohtë”. Trajneri Arjan Bellai folur për mediat, duke “skanuar” fitoren e të tijëve:
“Kjo fitore ishte për mua. Kemi që nga ndeshja me Tiranën që kemi luajtur në këtë stadium pa fitore. Kur je me rezultate negative, me ‘shpatulla pas muri’ është trajneri. Që nga ndeshja me Partizanin do lujamë në fushën tonë.
Mos të harrojë se në shtëpinë tonë jemi mësuar të luajmë, aty do shikoni një ekip që shafqet më mirë. Çdo ndeshje është e vështirë. Ne kemi qenë të lumtur edhe me barazimin. Kjo fitore na largon nga ‘zona e ftohtë’.
Mos të harrojmë, duhet të kemi kujdes edhe nga Tirana. Kasalla u tregua pak i pamatur në momentin e pësimit të golit. Sigurisht që i bërtita. Nuk duhet të laujmë thjeshtë kur jemi me shpatulla.
Merkato? Kam folur me presidentin, jemi në bisedime. Me dëmtimin e Hasës apo Bajramit, sikurse Karricës, jemi detyraur të improvizojmë.
Dua sulmues të majtë. Kemi edhe ngërç psikologjik në fazën ofensive. Nuk kemi emra konkret. Dhurata me e mirë për një trajner është të përforcojë ekpin me lojtar”.
