
Lorik Boshnjaku pritet të jetë largimi i rradhës i Vllaznisë. Mesfushori ka mbyllur kontratën dhe nuk ka gjasa që të rinovojë pasi ofertat në drejtim të tij janë shumë të mira financiarisht në krahasim me atë që përfitonte nga shkodranët.
Për mesfushorin nga Prishtina ka patur oferta konkrete nga Ballkani dhe Shkëndija e Tetovës, ndërsa Gjilani iu bashkua garës në javën e fundit. Mirëpo, në drejtim të lojtarit ka mbërritur një propozim akoma më i mirë se 3 opsionet e para.
Suhareka e Shpëtim Duros ka bërë ofertën më të lartë financiare, raporton Shkdora Sport, dhe trajneri tiranas e do si blerjen e parë ‘Big’ për aventurën e re. Boshnjaku kërkon plot 10 mijë euro rrogë në muaj dhe oferta e Gjilanit e Suharekës i afrohet më shumë kushteve të tij.