Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkojnë rikthimin te fitorja, Ilir Daja me mungesa ndaj Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë rikthimin te fitorja, Ilir Daja me mungesa ndaj Laçit
Dinamo

Dinamo në kuadër të javës së 26-të të kampionatit pret Laçin në “Elbasan Arena”. Duel që do të luhet ditën e premte në orën 15:00.

Ilir Daja prej ditësh ka vazhduar intensivisht stërvitjen për kurbinasit. Dinamovitët për fatin e mirë kanë rikuperuar disa lojtarë dhe Daja do t’i ketë të gatshëm për duelin me bardhezinjtë.

Ndërkohë mungesa e vetme është Karamba, i cili është i pezulluar për duelin e radhës për shkak kartonësh. Daja duhet të bëjë tashmë llogaritë pa mesfushorin, ndërsa do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 4 javësh.

Kujtojmë aktualisht se Dinamo ndodhet në vendin e 3-të me 41 pikë pas 25 javësh. Deri më tani kanë shënuar 36 gola dhe kanë pësuar 25 gola.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga