Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkojnë rikthimin te fitorja, Besa dhe Kukësi “kokë më kokë” për 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë rikthimin te fitorja, Besa dhe Kukësi “kokë
Besa - Kukesi

Besa e Kavajës dhe Kukësi do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja që do të zhvillohet në Lushnjë, do të startojë në orën 13:30.

Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, me Besën që kërkon pikë për t’u afruar me kreun. Në krahun tjetër, Kukësi kërkon “pikë jetike” për të mbijetuar në këtë sezon.

Kujtojmë që kavajasit me 43 pikë mbajnë vendin e 3-të në tabelën e renditjes, duke qenë plot 14 pikë larg kreut. Ndërkohë që Kukësi me 20 pikë mban vendin e 10-të në klasifikim.

Ndërkohë që të dy këto ekipe kërkojnë rikthimin te fitorja, për shkak se Besa u mposht 3-1 nga Flamurtari, ndërsa Kukësi 3-0 nga Burreli. Madje verilindorët kanë plot 4 javë pa fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga