
Apolonia
Vllaznia është një nga skuadrat që po shikon me imtësi çdo futbollist në këtë merkato. Kuqeblutë dëshirojnë të përforcojnë ekipin për pjesën e dytë të sezonit.
Kështu drejtuesit duket se i kanë vënë syrin një mbrojtësi. Serjan Repaj vetëm pak javë më parë ka mbyllur bashkëpunimin me Apoloninë dhe sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se ka përfunduar në “radarët” e kuqebluve.
24-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe drejtuesit besojnë te aftësitë e tij për pjesën e dytë të sezonit. Nuk do të jetë aspak e lehtë për Vllazninë, pasi Repaj pëlqehet edhe nga disa ekipe të tjerë të Superiores.
Poll