Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi besim të madh për Final Four”, Gvozdenovic para Bylisit: Kemi 3 javë përpara, pastaj mund të flasim edhe për titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi besim të madh për Final Four”, Gvozdenovic para
Ivan Gvozdenovic

Elbasani do të presë nesër në shtëpi Bylisin për javën e 34-të të Kategorisë Superiore. Verdheblutë kërkojnë patjetër fitoren ndaj mallakastriotëve për një vend në “Final 4”. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, tekniku i Elbasanit Ivan Gvozdenovic ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

“Deri tani jam i kënaqur, por jo vetëm unë, jam i sigurt dhe tifozët e Elbasanit, stafi im, lojtarët, të gjithë bashkë. Sot kemi 46 pikë, vetëm 1 pikë larg Final Four. Nga vendet poshtë jemi siguruar, deri tani mund të them jam i kënaqur me skuadrën.

Nga fillimi ishim me besim të madh, akoma do vazhdojmë, e gjitha është e hapur se kemi dhe 3 javë të fundit, ndeshje të vështira. Kalendari i vështirë, por të gjithë bashkë kemi besim të madh për të kapur Final Four. Do luftojmë në fushë si gjithmonë, pastaj zoti do vendosë.

Jam i sigurt çdo javë, dhe kur firmosa për Elbasanin, deri tani, çdo javë e vështirë. Edhe Ballshi i vështirë, ndoshta më i vështirë se Egnatia. Kanë nevojë për pikë, do luftojnë fort, por ne jemi gati, kemi besim të madh, do luftojmë fort në fushë, pastaj nëse e meritojmë do e fitojmë.

Nuk dua shumë eufori, dua të rrijmë me këmbë në tokë, akoma nuk jemi në Final Four. Nëse e kapim Final Four, do mendojmë për çfarë do luftojmë, mund të bëhemi kampionë apo jo. Deri tani jemi në vendin e pestë, 1 pikë larg nga Final Four, më mirë mos flasim shumë.

Do presim këto 3 javë, nëse kapim Final Four ndoshta mund të mendojmë edhe për kampion. Për momentin jemi në vendin e pestë, kemi 3 javë përpara, do luftojmë dhe pastaj ndoshta mund të flasim pak më shumë për titullin kampion”, u shpreh Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga