Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh i lumtur pas fitores ndaj Tiranës.
Për konkurencën në fushën e lojës, tekniku kampion pranoi se i pëlqen ky fakt, ndërsa nuk përjashtoi që në ndeshjet e radhës të luaj edhe me dy sulmues.
Sa i përket ashpërsisë së lojtarëve, Tetova e komentoi me fjalët që pret nga futbollistët e tij ‘luftë’ për të mposhtur kundërshtarët.
“Skuadra bëri një punë shumë të mirë me dendësi rastesh dhe duhet t’i gëzohemi 3 pikëshit. Kemi vetëm dy ndeshje që kemi qënë skuadër e plotë. Jemi në rrugë të mirë. Kam fjalë të mira për të gjithë pasi në manovra ishim shumë mirë. Na duhen mesfushorë që të jenë më afër portës. Kemi operuar me kujdes sidomos në qendër të mbrojtjes për të ecur më shumë me topin dhe të krijojmë më shumë raste. Vuthaj është paraqitur mirë dhe na ndihmon në skuadër. Bakayoko ka ardhur për të gjetur golin. I dua në fushë edhe dy sulmues dhe konkurenca më pëlqen më mirë. Për mua e rëndësishme është të ketë luftë nga lojtarët. Më pëlqen që ndaj lojtarëve kundërshtarë të fitojnë dhe t’i mundin. Kartonat nuk janë problem për mua” tha Tetova.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Kartonat nuk trembin Egnatian, Tetova ‘toleron’ lojtarët: Kërkoj ‘luftë’ për të mposhtur kundërshtarin
Poll