
Arbin Zejnullai është padiksutim futbollisti më i kërkuar në këtë merkato. Mesfushori i përfundon kontrata me Egnatian në fund të këtij muaji dhe ende mes palëve nuk është arritur një marrëveshje për rinovimin.
Duket e vështirë në fakt që diçka e tillë të ndodhë, pasi disa ekipe janë hedhur në sulm për tetovarin. 26-vjeçari ka “çmendur” ekipet e kreyqytetit, pasi pas Dinamos, Tiranës në garë ka hyrë edhe Partizani.
Madje këto të fundit kanën nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit për transferimiin e tij në kryeqytet. Mes tyre priten të bënë të tjera takime dhe ai finali pritet të jetë shumë shpejt.
Zejnullai këtë sezon ka shkëlqyer me Egnatian, duke qenë një lider për kampionët. Tetovari në aventurën e tij 3 vjeçare në Rrogozhinë ia ka dalë të fitojë 5 trofe. 2 herë titullin kampion, 2 Kupa Shqipërie dhe 1 Superkupë.