
Alen Sherri ditën e sotme ka nisur zyrtarisht aventurën e re në karrierën e tij. Portieri shqiptarë ka firmosur me Cagliarin për 3 vite, ku do të mbajë veshur fanellën e italianëve deri në qershor të vitit 2027.
Një transferim shumë i rëndësishëm për 26-vjeçarin që bën kështu hapin e madh në karrierën e tij futbollistike, ku do të ketë mundësinë të jetë protagonist mes gjigantëve të Serie A. për kalimin e Sherrit te Cagliari ka ardhur edhe reagimi i Egnatias.
Klubi rrogozhinas e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën e Egnatias, ndërsa i uron shumë suksese në aventueën e re.
“Njoftim
✍???? Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur marrveshje me Cagliari Calcio për transferimin e portierit Alen Sherri në Seria A.
Klubi falenderon portierin për kontributin e dhenë me fanellën e Egnatias në keto 2 sezone ku kishim një ecuri pozitive në kampionat dhe Kupë.
Ciao Alen!”, kanë shkruar kampionët e Superiores.
Kujtojmë se Egnatia nga ky transferim ka fituar 300 mijë euro dhe ka mbajtur edhe 10% të kartonit të shkodranit. Ndërkohë ky i fundit u largua nga rrogozhinasit pas 2 sezonesh fantastike, ku ia doli të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.