Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka shënuar 4 gola me Teutën, një sulmues është largimi i 3-të nga durrsakët

Shkruar nga NEWSPORT
Ka shënuar 4 gola me Teutën, një sulmues është largimi
Teuta

Te Teuta vazhdojnë largimet. Realdo Fili është futbollisti i 3-të që largohet nga Durrësi. Fierakut i përfundon kontrata në fund të qershorit, me palët që kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.

Ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga ana e klubit, 28-vjeçari tashmë është një lojtar i lirë në treg. Sulmuesi largohet nga Durrësi, ku në këtë sezon ia doli të shënonte 4 gola dhe të dhuronte edhe 1 asist, në 25 ndeshje të zhvilluara mes Kupës dhe kampionatit.

Kujtojmë se Fili është largimi i 3-të nga “Djemtë e Detit”, teksa më parë nga durrsakët janë larguar Harallam Qaqi dhe Rodrigo Faust. Të tjera largime priten nga Teuta, ku skuadra i është nënshtruar një revolucioni të vërtetë.

Ka shënuar 4 gola me Teutën, një sulmues është largimi
Realdo Fili

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga