Bylis dhe Teuta do të zbresin në fushën e lojës për përballjen e vlefshme të javës së 33-të në Abissnet Superiore. Në stadiumin "Adush Muçaj", ballshiotët do të kërkojnë t'i marrin maksimumin kësaj sfide për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesën, teksa presin një Teutë pa objektiva të rëndësishëm e që mban mesin e "artë" të tabelës.
Për këtë sfidë që do të nisë në orën 16:00, dy trajnerët, Mirel Josa dhe Enkeleid Dobi kanë hequr të gjitha dyshimet e fundit për 11-shen që do të hedhin që nga minuta e parë.
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Ozols; Bruno, Kane, Emini, Adeduro, Kamara, Dimov, Koxhi, Marku, Përgjoni, Vieira. Trajner: Mirel Josa
TEUTA: Selmani; Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Ismajli, Toli, Votlai, Maçolli, Daci, Boçi, Arifi. Trajner: Enkeleid Dobi.
